Jetesa me HIV nuk është gjithmonë e lehtë. Në kohëra të vështira, mund të jetë lehtësim të flisni me dikë rreth tij.
T'u thuash njerëzve se keni HIV mund të ketë efekte pozitive. Njerëzit të cilët e dinë do ju kuptojnë më mirë dhe mund t'ju japin mbështetje më të mirë.

Kur ju flisni rreth statusit tuaj HIV

Flisni rreth HIV kur të jeni gati dhe të ndjeni nevojën të flisni rreth tij. Shumë njerëz ndjejnë nevojën të flasin kur:

  • Atyre sapo u është thënë se kanë HIV;
  • Ata duhet të fillojnë marrjen e ilaçeve të tyre;
  • Ata fillojnë një marrëdhënie të re;
  • Presioni i jetesës me një sekret bëhet shumë tepër për t'u përballuar.

Zgjidhni momentin e duhur për ju.

Jini e përgatitur

Njerëzit do t'ju pyesin pyetje. Përgatitni veten para se t'i thoni dikujt:

  • Përpiquni të kuptoni çfarë ju shqetëson dhe çfarë ju bën të pasigurt.
  • Shpjegoni sa më qartë të jetë e mundur se çfarë jeni duke përjetuar.
  • Mendoni për atë që doni të arrini duke ja thënë dikujt.
  • Mos prisni një përgjigje të menjëhershme ose reagim të drejtë nga personi të cilit ia thoni.

Flisni me njerëz që ju besoni dhe që mund t'ju ndihmojnë.

Shumë njerëz nuk dinë shumë rreth HIV-it ose kanë paragjykime. Ata mund të reagojnë çuditshëm ose negativisht. Ky nuk është faji juaj. Mund të provoni t'u jepni atyre informacionin e saktë për HIV-in.

Statusi juaj i HIV-it dhe ligji

Keni të drejtën të zgjidhni nëse doni t'i thoni dikujt në jetën tuaj të përditshme se keni HIV.

Mund të jetë e rëndësishme t'u thoni profesionistëve të shëndetit se ju keni HIV. Vetëm nëse ata e dinë infeksionin tuaj, mund të kujdesen për shëndetin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju mund të flisni lirisht me një profesionist të shëndetit. Ai/ajo nuk mund t'i japë ndonjë informacion për ju dikujt tjetër. Ai/ajo është i detyruar me ligj të respektojë privatësinë tuaj. Ai/ajo nuk do ju gjykojë juve.

Njerëzit nuk janë të lejuar t'ju diskriminojnë sepse ju keni HIV.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma