Një test-HIV mund të tregojë, nëse ju jeni infektuar me HIV apo jo.

Pas një infektimi me HIV trupi formon antitrupa. Këta antitrupa shpesh mund të vërtetohen besueshëm pas gjashtë javësh, si rregull më së voni pas tre muajsh.

Me qëllim që testimi për HIV të mund të thotë sigurt, nëse ju jeni infektuar me HIV, do të duhej që ju, pas një situate me rrezik të prisni të paktën gjashtë javë - në rast të disa testimeve bile deri në gjashtë muaj. 

Pyesni një mjeke/mjek, nëse ju mund ta bëni testimin tanimë pas gjashtë javësh.
 
Një testim zhvillohet kështu:

  • Mjekja/mjeku ju merr juve një provë gjaku dhe e dërgon atë në një laborator.
  • Në laborator kërkohet në gjakun tuaj për antitrupa dhe pjesë përbërëse të virusit.
  • Mjekja/mjeku i merr rezultatet e laboratorit afërsisht një javë më vonë.
  • Mjekja/mjeku ua shpjegon juve rezultatet. Ajo/ai e bisedon me ju, çfarë pra mund të bëni.
Mjeku duke marrë një kampion gjaku nga një grua.

Testim i shpejtë

Nëse nuk doni të prisni një javë për rezultatin e testimit, ju mund të bëni një testim të shpejtë. Ky testim tregon më shpejt një rezultat, por ai nuk është kaq i saktë. Prandaj këto testime tregojnë vetëm pas tre muajsh pas një rreziku, nëse ju jeni infektuar me HIV apo jo.

  • Mjekja/mjeku ju merr juve një provë gjaku. Pas 30 minutash ju merrni rezultatin.
  • Nëse nuk gjendet një HIV, ju me siguri nuk keni HIV në gjak. Ju nuk keni infeksion me HIV. 
  • Nëse gjendet në gjakun tuaj HIV, duhet të bëhet një testim i dytë, për të vërtetuar rezultatin dhe për të qenë shumë i sigurt.
  • Ju merrni rezultatin e testimit të vërtetimit dhe një këshillim të hollësishëm afërsisht një javë më vonë.

Vetëtestim

Që para pak kohësh ju mund të blini edhe vetë në Gjermani testime HIV dhe të testoheni vetë për HIV. Gjatë kësaj ju i merrni vetes një sasi të vogël gjaku. Përfundimin ju mund ta lexoni tanimë 15 deri 30 minuta më vonë. Edhe këto testime tregojnë vetëm pas tre muajsh pas një rreziku me siguri, nëse ju jeni infektuar me HIV apo jo.
Disa vetëtestime mund të tregojnë që ju jeni HIV-pozitiv, megjithëse ju nuk keni asnjë infeksion me HIV. Prandaj përdorni vetëm vetëtestime, mbi të cilët duket shenja CE dhe të cilat janë të lejuar për Evropën. Më tepër informacione për vetëtestimin HIV në gjermanisht ju merrni nën www.pei.de/hiv-selbsttests.

E rëndësishme!

Nuk ka rëndësi cilën procedurë testimi ju përdorni: Nëse rezultati i testimit është pozitiv, një mjek i specializuar/mjeke e specializuar duhet të bëjë një testim të dytë (testim vërtetimi). Vetëm atëherë ju e dini me siguri, nëse ju jeni HIV-pozitiv apo testimi ka reaguar gabim. Nëse ju jeni HIV-pozitiv, mjeku do të bëjë kontrolle të tjera dhe ju merrni medikamente për HIV.

Të bisedoni me një mjeke/një mjek

Ju mund të bisedoni fare hapur me një mjeke/një mjek. Një mjeke/një mjek nuk lejohet të japë asnjë informacion pa lejen tuaj tek dikush tjetër. Po ashtu jo tek familja juaj ose tek partnerja juaj/ partneri juaj. Ajo/ai është e/i detyruar me ligj, të mos flasë me persona të tjerë për ju (detyrimi për të heshtur).

Nëse ju doni të lini që testimi të bëhet anonim (pa përmendur emrin tuaj), ju mund të shkoni tek seksioni i shëndetësisë ose tek një vend këshillimi për HIV/AIDS në qytetin tuaj. Seksionet e shëndetësisë kanë edhe ndërmjetës të gjuhëve, të cilët ju ndihmojnë gjatë bisedës. Këshillimi dhe testimi në seksionin e shëndetësisë janë shpesh falas.

Ju mësoni tek këshillimi rezultatin e testimit. Atje ju mund të bëni të gjitha pyetjet dhe merrni përgjigje nga mjekja/mjeku.

Burrë duke folur me një profesionalist shëndeti
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma