Trajtimi mjekësor mund të kurojë shumicën e IST-ve ose të trajtojë simptomat. Pa trajtim dikush me një IST mund të ketë ose të fitojë:
- dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale;
- vështirësi të ngelë shtatzënë (shterpësi).
- lloje të caktuar kanceri;
- inflamacion;
- dëmtim në zemër, enët e gjakut, tru dhe sistemin nervor.
Në keni një IST dhe nuk jeni trajtuar, ju mund të infektoni partnerin tuaj.
Flisni me një mjek nëse mendoni se mund të keni një IST.
Sa më shpejt të trajtoheni, më pak serioze janë pasojat e një IST-je. Nëse merrni trajtim herët, shumica e IST-ve mund të kurohen ose simptomat mund të zhduken, pa dëmtim të përhershëm në shëndetin tuaj.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll