Zinxhir bakri
Një zinxhir bakri është një mjet kontraceptiv. Ai vendoset nga një gjinekologe/një gjinekolog në mitër. Zinxhiri i bakrit mund të qëndrojë rreth pesë vjet në mitër. Pas kësaj ai duhet të ndërrohet.
Zinxhiri i bakrit ka katër ose gjashtë nyje prej bakri. Gjinekologia/gjinekologu vendos, cila madhësi është e përshtatshme. Zinxhiri i bakrit është pothuajse kaq i sigurt sa një spirale me tel bakri.
Bakri nuk është hormon. Bakri ndryshon mukozën e mitrës. Spermatozoidet nuk mund të hyjnë pastaj në mitër. Ato janë edhe më të ngadalshme. Bakri në mitër pengon përveç kësaj vezët gjatë të zenit vend. Zinxhiri i bakrit nuk mbron nga IST-të ose HIV. Vetëm prezervativi mund t’ju mbrojë.