Spiralja
Ka dy lloje spiralesh: spiralja e hormoneve dhe spiralja me tel bakri. Spiralja e hormoneve quhet po ashtu IUD (Intrauterinpessar ose thjesht spirale). Spiralja e hormoneve përmban një hormon, spiralja me tel bakrit përmban bakër. Të dy spiralet pengojnë një shtatzëni. Spiralja është një objekt i vogël i cili vendoset në mitër nga gjinekologia/gjinekologu. Ajo mund të qëndrojë tre deri në pesë vjet në mitër. Vetëm atëherë ajo duhet të ndërrohet.