Situata urgjente
Një situatë në të cilën kërkohet veprim urgjent. Për shembull: nëse një grua kryen marrëdhënie seksuale pa përdorur kontracepsion dhe nuk dëshiron të mbetet shtatzënë, ajo duhet të marrë një pilulë kontraceptive të urgjencës sa më shpejt të jetë e mundur. Ose nëse një person bën seks pa mbrojtje dhe mendon se mund të jetë infektuar nga virusi HIV, atëherë ai person duhet të marrë një trajtim për PPE (profilaksia pas ekspozimit) sa më shpejt të jetë e mundur.