Pasaporta e nënës
Pasaporta e nënës është një dokument. Gra shtatzëna marrin një pasaportë të nënës gjatë kontrollit të përcaktimit të hershëm. Në pasaportën e nënës shkruan rregullisht mjekja/mjeku ose mamia të gjitha informacionet e rëndësishme për ecurinë e shtatzënisë dhe rezultatet e kontrolleve të përkujdesjes. Është e rëndësishme, që gratë shtatzëna ta kenë pasaportën e tyre të nënës gjithmonë me vete. Në një rast emergjent ato i kanë të gjitha informacionet e rëndësishme me vete.