Ndjesia e djegies
Dhimbje gjatë së cilës ju duket sikur një pjesë e organeve seksuale ju ka marrë zjarr. Dhimbja mund të shfaqet gjatë ose pas marrëdhënies seksuale nëse nuk jeni të eksituar sa duhet. Dhimbja mund të shkaktohet edhe nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST). Në këtë rast, mund të keni një ndjesi djegieje kur urinoni.