Injeksioni

Kur ju bëjnë një injeksion, lëngu (për shembull ilaçi ose një bar i lëngshëm) futet në trupin tuaj me anë të një gjilpëre nënlëkurore. Injeksionin mund t’jua bëjnë në një venë ose në muskulin e krahut, ose në muskulin e kofshës ose të vithes.