Infeksioni kërpudhor

Infeksioni i organeve seksuale, i cili është shkaktuar nga një kërpudhë. Simptomat kryesore janë rrjedhja e shtuar dhe kruajtja. Infeksioni kërpudhor mund të kurohet me një krem ose me pilula. Infeksioni kërpudhor mund të transmetohet gjatë seksit. Por, transmetimi seksual i tij ndodh rrallë. Shkaqe të tjera të mundshme janë p.sh. përdorimi i antibiotikëve, konvertimi hormonal gjatë shtatzënisë, marrja e një pilule ose dobësimi i sistemit imunitar.