Gonorreja
Infeksion i uretrës (burrat) ose i vaginës (gratë) ose i rektumit (burrat dhe gratë). Simptoma më e zakonshme e gonorresë është një rrjedhje e verdhë në jeshile nga penisi ose vagina. Gonorreja është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST) që shkaktohet nga baktere. Prezervativi ju mbron nga gonorreja. Për të parë nëse ju keni gonorre, mjekia/mjeku këtë mund ta konstatojë nëpërmjet marrjes së një prove nga vagina, nga uretra, nga penisi ose nga rektumi. Për arsye se gonorreja rektale zakonisht nuk shkakton dhimbje, marrja e provës nga rektumi pas seksit anal është edhe atëherë kuptimplotë, kur nuk ka shqetësime. Gonorreja mund të kurohet me antibiotikë.